Shkatërrohet banda e drogave të forta, truri një shqiptar
Shkatërrohet banda shqiptaro-greke e trafikimit të drogave të forta në shtetin helen. Truri i bandës ishte një 36 vjeçar shqiptar. Në pranga kanë rënë 20 persona, 10 grekë, 9 shqiptarë dhe një sirian. Mes të arrestuarve janë dhe dy femra, një shqiptare dhe një greke.Policia greke shkatërron një organizatë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, e cila fuste në shtetin helen sasi të mëdha droge. Në rrjetin kriminal ishin përfshirë edhe punonjës policie. Operacioni antidrogë u zhvillua nga policia e Atikës.Mediat greke raportojnë se organizata kriminale merrej me furnizimin, transportimin dhe magazinimin e drogës, përpunimin e lëndës narkotike si dhe qarkullimin dhe tregtimin e drogës në tregun e brendshëm.20 të arrestuar, mes tyre 9 shqiptarëGjatë një operacioni masiv të premten në zona të ndryshme të Atikës dhe në Chania të Kretës u arrestuan 20 anëtarë të rrjetit, të moshës 20-45 vjet , përfshirë edhe bosët e rrjetit.Nga të arrestuarit,mësohet se 10 janë shtetas greke, nëntë shqiptarë dhe një sirian. Në mesin e të arrestuarve, janë edhe dy janë femra, një shqiptare dhe një greke.Në total Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj 43 personave, 6 prej të cilëve aktualisht janë në burgjet greke.Nga hetimet e prokurorisë mësohet se anëtarët e bandës për të mos rënë në sy dhe shmangur përgjimet telefonike në bisedat e tyre përdornin terma të lojës së futbollit.Organizata ishte e ndarë në 3 grupe, truri i bandës një 36 vjeçar shqiptarE gjithë organizata ishte e organizuar në tre nëngrupe. Truri i saj mësohet se ishte një shtetas shqiptar me inicialet K.E 36 vjeç, i cili u arrestua në Maqedoni.Grupi i parë i drejtuar nga 36-vjeçari ishte aktiv në importimin e drogës në qendrën e paraburgimit në Koridallos.Grupi i dytë i kryesuar po nga 36-vjeçari, ishte aktiv në importin e drogës nga Turqia dhe Shqipëria dhe shpërndarjen më pas në Athinë dhe në rajone të tjera të tjera të Greqisë dhe në vendet e Evropës Perëndimore.I treti, me koordinatorë një 33-vjeçar shqiptar dhe një 25 vjeçar grek, ishte aktiv në importin e drogës nga Holanda, Turqia dhe Shqipëria dhe tregtimin e lëndës narkotike në rajonin e Atikës perëndimore.Mësohet se në pranga ka rënë dhe një punonjës i policisë për dhënie informacioni zyrtar në lidhje me kryerjen e operacioneve policore ndaj bandës. Mendohet se rrjeti kriminal ka arritur të pastrojë më shumë se 3 milion euro.Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar:• 1.795 kg kokainë • 2.085 kg heroinë • 7.864 kg kanabis • Laborator për përpunimin e drogës • dy pistoleta me tre karikatorë • dy armë • 91 fishekë • dy shpata • një dorezë bronzi • një shkop prej druri • 33.615 euro • 5.100 lekë shqiptare • katër zinxhirë floriri • një dollar amerikan • gjashtë mjete • një motor • 61 celularë • një tabletë • dy peshore elektronike[caption id="attachment_640701" align="alignnone" width="640"]
Droga dhe sendet e tjera te sekuestruara[/caption][caption id="attachment_640702" align="alignnone" width="640"]
Droga dhe sendet e tjera te sekuestruara[/caption]