Pacolli: Jahjaga, për pesë vite mandat nuk vizitoi asnjëherë Mitrovicën Veriore

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, njëherësh presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka drejtuar kritika ndaj presidentes Atifete Jahjaga dhe institucioneve të tjera të vendit.Pacolli, bashkangjitur me një video nga një vizitë e tij në Mitrovicën Veriore si presidenti i vendit, ka pyetur se përse askush nuk viziton qytetarët e Kosovës në Mitrovicën Veriore.Sipas tij, presidentja Jahjaga për pesë vite mandat nuk ka gjetur as edhe një ditë të lirë për të shkuar dhe për të parë qytetarët që jetojnë në Mitrovicën Veriore.Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Presidenti Pacolli vizitoi pjesën veriore të MitrovicësDuke parë këtë video nga vizita ime në pjesën veriore të Mitrovicës, në vitin 2011, si President i Republikës së Kosovës, pyes veten: pse askush nga Qeveria nuk kujdeset më shumë për qytetarët tonë në atë pjesë? Besoj që edhe Presidentja e vendit tonë ndoshta e ka pasur një ditë të lirë, nga afro 5 vite si Presidente e vendit, që t’i vizitonte qytetarët e saj në pjesën veriore të Mitrovicës? Do të isha shumë i lumtur po të vepronit më shumë!Posted by Behgjet Pacolli on 2015-12-19