Zjarr në pyllin e fshatit Tale, dyshohet nga pakujdesia

Nje zjarr i fuqishem ka përfshire një zonë të pyllëzuar ne fshatin Tale 1 të Lezhës, ndërsa në rrezik janë venë edhe banesat.Zjarri është pikasur rreth orës 18:00 nga banorë të zones të cilet kane njoftuar menjëherë zjarfikësit. Këta re fundit kanë ndërhyre menjëherë për shuarjen e flakëve, por era e fortë ka veshtiresuar punën e tyre.Është dashur rreth tre orë operacion nga tre zjarrfikëse për të bërë të mundur lokalizimin e zjarrit, ndërsa vemendja më e madhe ka qenë përqëndëruar në mbrotjen e banesave pasi flaket kanë qenë shumë pranë tyre.Ne vendin e ngjarjes ka qenë vetë kreu i shtabit të emergjencave civile prefekti Altin Jaku, i cili ka monitoruar situaten deri në shuarjen e plotë të zjarrit. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri është shkaktuar nga ndonjë pakujdesi e banorëve të zones të cilët kanë qenë duke djegur disa ferra aty pranë.lezhe zjarri zjarri ne lezhe/Oranews.tv/