Berisha: Edi Rama, vrasës i shpresës së mbarë shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në pritjen e trupit diplomatik. Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar Ramën si vrasësin e shpresës së shqiptarëve.Berisha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në revolicionin për të rrëzuar qeverine e Ramës.Postimi i Berishës në FBTe dashur miq, shqiptaret po presin festat e fundvitit si nje populli shpresevrare. Edi Rama po helmon shpresen e shqiptareve, sepse fjalimet e tij shprehin dramen e pasherueshme shpirterore te nje te semuri psiqik. Nje diplomat i shquar perendimor, qe e vizitoi ate ne disa momente kritike per te, u largua pej tij duke e quajtur me te drejte jo Edi Rama por Edi Drama. "Fjala vret", thote nje shprehje e urte. Rama po vret shpresen e shqiptareve nga mengjesi gjer ne darke duke perdorur ne fjalimet e tij ne vend te fjales liri, fjalet burg dhe hekura, ne vend te fjales shendet, fjalen kancer dhe rrenje kanceri.