Letër Erion Veliajt, nxënësit e shkollës "Kosova" kërkojnë kushte më të mira

Nxënës të shkollës 9-vjeçare "Kosova" në kryeqytet i kanë shkruar disa letra kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ku parashtrojnë problemet kryesore të kësaj shkolle që është zhvendosur në ambientet e Liceut Artistik, si pasojë e konflikteve të pronësisë. Kryebashkiaku angazhohet për rindërtimin e Shkollës "Kosova" dhe shpronësimin e pronarëve.

  1. I nderuar kryetar i Bashkisë
Unë jam nxënëse e klasës së IVA, e shkollës “Kosova”. Në klasën tonë ka dy problemE të rëndësishme. Problem i parë është që në shkollën tonë na ikin dritat e nuk bëjmë dot mësim. Problem i dytë është që nuk kemi një ngohëse dhe kemi shumë ftohtë.
  1. I dashur Z.Erion Veliaj
Une jam Kaltra Erebara, nxënëse e klasës së IV A, shkolla “Kosova”. Doja të kërkoja ndihmë për disa probleme që na shqetësojnë. Ne kemi disa kohë që vuajmë mungesën e dritave dhe papastërinë e banjave. Orët pa drita ne i kalojmë në të ftohtë dhe shpesh herë në errësisë, pasi mësimin e zhvillojmë pasdite. Do të kërkoja me shumë respekt nga ana juaj të ndërhyni nëse keni mundësi për zgjidhjen e këtyre problemeve.
  1. I nderuar Zoti.Erion Veliaj
Në shkollën time “Kosova” mungojnë shumë gjëra, por e para kjo shkollë nuk është e jona. Unë dua një shkollë të re.Këto janë disa nga letrat që nxnësit e klasës së katërt të shkollës 9-vjeçare “Kosova” në kryeqytet i kanë shkruar kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.Pasazhet e tyre nuk përmbajnë dëshira për dhurata e koncerte siç do të dëshironte çdo fëmijë, por kërkesën për rindërtimin e shkollës së tyre.Ambientet e shkollës “Kosova” janë djegur për shkak të një konflikti pronësie që ka nisur pak kohë më parë dhe vendi duket se është bërë gati për ndërtim të një objekti tjetër.Pjesa më e madhe e nxënësve janë trasnferuar në Liceun Artistik ku zhvillojnë mësim në kushtet të vështira për shkak të fluksit, mungesës së ngrohjes dhe herë pas here të energjisë.Letrat iu dorëzuan kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dikur nxënës i kësaj shkolle nga Ora News ku dhe kishin mbërritur si shqetësime.Kryebashkiaku Veliaj  garanton se shkolla “Kosova” do të rindërtohet dhe se projekti i saj do të parashikohet në buxhetin e 2016.Erion Veliaj: Ne kemi marrë një vendim, shkolla do të shpronësohet, pra ata pronarë që i kanë dalë do të marrin paratë e pronës së tyre, por shkolla do të ribëhet dhe kultura që ti djeg një pronë publike, nuk jam këtu ta bëj gjyqtarin, por di që më ka dhembur si ish-nxënës i shkollës “Kosova”, ai akt vandal. Territori i shkollës do të shpronësohet atyre që i kanë dalë pronarë me ligjet që ka pasur vendi dhe me vendimet e gjykatave, por aty do të ketë sërish një shkollë. Ish-shkolla “Kosova” do të jetë sërish shkolla e re “Kosova”Ndërhyrje në infrastukturë do të ketë edhe për Liceun Artisik parashikuar nga Bashkia e Tiranës dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit.letrat per veliajn /Oranews.tv/