Vizat për Kosovën, Rama: Pas heshtjes, BE hap drejt liberalizimit, absurd izolimi

Kryeministri Rama mbajti edhe një qëndrim në lidhje liberalizimin e vizave për Kosovën pas konkluzioneve të Komisioni Europian. Rama tha së është turp dhe absurd i Europës të mbahet i izolur një vend si Kosova.Rama: Dua të shpreh kënaqësinë që më në fund pas kaq shumë ngurimesh të pakuptimta dhe heshtjesh fajtore, BE vendosi të hedhë një hap drejt liberalizimit të vizave që shpresoj do të plotësohet si hap një orë e më parë për ti dhënë fund absurdit më të madh të Europës së sotme që është një popull shumë i vogël, i vetmi në të gjithë hartën e kontinentit tonë i mbajtur peng i izolimit që krijon viza. Ashtu si në këtë proces konsolidimi Shqipëria është në krah të Kosovës, po ashtu ne jemi të bindur se këmbëngulja jonë që apsurdi i izolimit të Kosovës në pamundësi të lëvizjes së lirë duhet të marrë fund një orë e më parë, jo thjesht për Kosovën, por për vetëq Europën. Është një turp që Europa nuk mund ta mbajë për një kohë të gjatë dhe është një izolim, pasojat e të cilit nuk i përjeton vetëm populli i Kosovës, por rajoni dhe më gjerë nesër.