Gjeli i detit do tregtohet vetëm në Baldushk, Veliaj: Të ruajmë traditën dhe qytetin

Bashkia e Tiranës fton të gjithë fermerët të tregetojnë në Baldushk në një treg të ndërtuar enkas për tregtimin e gjësë së gjallë edhe gjelin e detit, simbolin e festave të fundviti. Qytetarët në këtë treg do të kenë mundësi të njihen dhe të blejnë edhe prodhime të tjera vendase të fermave të ndryshme shqiptare.Erion Veliaj: Kjo është një zgjidhje higjenike, kjo është një zgjidhje e shëndetshme, kjo është në zgjidhje që promovon ekonominë vendase. Ndaj më vjen mirë që ky treg do të jetë i hapur në dy javët e ardhshme këtu në Vishnje për të ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës, për të konsumuar produkte lokale në një zonë jashtëzakonisht të bukur, në një treg që ka të gjitha kushtet. I ftoj të vijnë të blejnë produkte lokale, të kenë gjelat e Baldushkut, përpara se të mendojnë për mallin e importit. Sa më shumë para të qarkullojnë brenda vendit aq më mirë për ekonominë sepse këto para kthehen në ekonomi.Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudina Hoxha, tha se ky është tregu i parë i gjesë së gjallë dhe produktet janë të garantuaraRudina Hoxha: Konsumatorit të Tiranës po i ofrohet produkti vendas, gjeli i Baldushkut. Kësaj radhë është një produkt i sigurt.Bashkia e Tiranës përmes Agjencisë së Mbrojtjes së konsumatorëve ushtron kontrolle për të garantuar cilësinë, origjinalitetin dhe çmime të qëndrueshme për të gjithë qytetarët. Ky treg krijohet për herë të parë në Vishnje të Baldushkut me qëllim shmangin e tregtimt të kafshëve në rrugë dhe në sheshe të kryeyqtetit.