Blushi kritikon PD: Protesta ishte një takim i muratorëve të pavarur, reagon Bregu

Pas pothuajse 1 viti shigjetat e kritikave të Ben Blushit nuk ranë mbi socialistët, por mbi PD. I frymëzuar nga protesta e 8 dhjetorit, por edhe nga protesta jashtë parlamentit, i zgjedhuri socialist tha se PD nuk frymëzon askënd,madje është e vetmja që dhunon edhe ne kur është në pushtet edhe në opozitë.Ben Blushi: “Kemi protesta sot ne.Në fakt nuk ishte protestë ishte çrregullim në trafik.S’po e krahasoj me atë para një jave që dukej pak më e madhe, po e di si ishte ajo? Ishte si një takim i muratorëve të pavarur.”Duke iu referuar kërkesave të PD për qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme Blushi hodhi idenë e referendumit.Ben Blushi: “Doni qeveri teknike?! Po pse, teknike është qeveria që kemi ne, pak a shumë. Doni qeveri më politike se kaq?! Por nuk do të ishte mirë as për ju. Doni një qeveri më politike se kaq?! Sigurisht kjo maxhorancë mund tua japë por dhe për ju do ishte më keq."Për deklaratat e Blushit, reagoi deputetja e PD Majlinda Bregu.Majlinda Bregu: “Po nuk besoj se as se është një qeveri e mirë teknike pavarësisht bindjeve apo respektit që unë mund të kem për ministra të caktuar të qeverisë të cilët i njoh përpara se të kishin angazhimin e tyre politik.”Ndërkaq gjatë fjalës së tij për ligjin e pushtetit vendor, Blushi për herë të parë në këto muaj vlerësoi draftin e qeverisë.Në seancën e 17 dhjetorit 2015 pati dhe keto zhvillime:Kuvendi i thotë Po dekriminalizimit, Mazhoranca e Opozita bashkojnë votat -Miratohet buxheti 2016, LSI fiton ndaj qeverisë, akciza e birrës nuk ndryshon -Dekoratat e xhelatëve, Berisha, Ramës: Lexo mirë flakën e bunkerit, kryeministri: Bëre veteranë dhe Hoxhën e ÇelënBen Blushi: Qeveria e sotme qeveri teknike Zëvendësoi Mark Frrokun, Betohet Mirela Ferracaku, deputetja më e re e Kuvendit  Importi Alpinëve në bregdet, Berisha-Ramës: Nastradin; Kryeministri: Mjegull /Oranews.tv/