Lufta kundër terrorizmit, Ministri italian i Drejtësisë nesër vjen në Tiranë

Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando i shoqëruar nga Prokurori i Përgithshëm i Antimafias e Antiterorizmit Franco Roberti do të vizitoj nesër Tiranën me synimin e një misioni në forcimin e bashkëpunimit gjyqësor mes Italisë e Shqipërisë.Ministri italian i Drejtësisë do të takohet me Kryeministrin  Edi Rama, me homologun e tij Ylli Manjani e me Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.Në qëndër të takimeve me autoritetet shqiptare do të jetë impenjmi i përbashkët në luftën kundër terrorizmit xhihadist, si dhe konfrontimi i masave legjislative dhe eksperiencave investigative në fenomenin e terrorizimin e huaj e lidhjet e mudshme të tyre me organizatat kriminale.Ministri Orlando do të takohet gjithashtu me kryetarët e komisioneve parlamentare përgjegjës për reformën e drejtësisë e të ligjit të dekriminalizmit si një nga temat kyce në optikën e kandidaturës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.Prokurori i Përgjithshëm italian i Antimafias e Antiterrozmit Franco Roberi do të takohet dhe me Kreyprokurorin shqiptar Adriatik Lalla.