Veliaj feston ditëlindjen me fëmijët e Zyber Hallullit, në 2016 vjen bileta elektronike
Erion Veliaj ka festuar ditëlindjen e 36-të të tij me fëmijët e shtëpisë Zyber Hallulli. Kryetari i Bashkisë ka ndarë me të vegjëlit momentet festive. Veliaj ka folur edhe për projektet më të rëndësishme të Tiranës për vitin e ardhshëm siç janë ndërhyjet në infrastruturë dhe implementimi i biletës elektronike për transportin publik. Erion Veliaj, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kremuar 36 vjetorin e ditëlindjes së tij, festë që e gjen në krye të Bashkisë së Tiranës për herë të parë dhe të rrethuar nga të vegjëlit e shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli.Në atmosferën festive të panairit të Krishlindjes e Vitit të ri, Veliaj kaloj orë me fëmijët duke ndarë me ta momentin e shënuara të jetës së tij.Erion Veliaj: "Sot ishte një mënyrë se si një 36 vjeçar mund të ndjehet 6 vjeçar kështu që e shijova jashtë mase. Kalova pushimin e drekës dhe duhet të kthehem prapë në punë.”Dhe me këtë emocion, Veliaj flet për projektet më të rëndësishme të 2016 si punimet në bulevardin e Tiranës dhe ndërhyjet në transportin publik për të vendosur për herë të parë biletën elektronike.Erion Veliaj: “Në 2016-ën do të kemi diçka për të gjithë në fakt në Tiranë. Duhet të kemi disa sistemime të transportit publik. Duhet të kemi një shërbim të ri të autobusit ku të fusim biletën elektronike. Do të fillojmë nga puna e terminaleve të përkohshme pastaj të shkojmë te terminalet e përhershme lindor dhe perëndimor. Do të ecim shumë shpejt me bulevardin e ri dhe atë që quhet parku qëndror dhe bregu i lumit. Kemi disa ide fantastike kulturore. Do të sjellim një instalacion të jashtëzakonshëm nga Londra i cili do të fillojë instalimin që në janar por besoj në pranverë do të jetë gati .”Panairi i Krishtlindeve është kthyer në qendrën me festive të kryeqytetit në prag të festave të fundivitit.
/Oranews.tv/