Të drejtat e njeriut, AP: Bashkitë të tregojnë dhembshuri me ata në nevojë
Më shumë përkrahje për kategoritë vunerabël dhe shtresat në nevojë. Me këtë apel ka dalë konferenca vjetore e Avokatit të Popullit për qeverisjen vendore dhe të drejtat e njeirut, ku ishin të pranishëm edhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe ai i OSBE, Rauning. Avokati i Popullit Totozani apeloi qeverisjen vendore të tregohet më e kujdeshsme në stuata emergjencash natyrale.Totozani: E di që një pjesë, sikurse na ka ndodhur cdo vit, e kryetarëve do të na përgjigjet duke në thënë që nuk ka mjete apo kanë vështirësi në mjete financiare, në instrumenta të tjerë e di këtë gjë. Por të paktën të jeni të kujdesshëm për këta njerëz. Si ambasadorja Vlahutin dhe Rauning bën apel për të luftuar diskriminimin e për t’i dhënë më shumë mundësi financiare pushtetit lokal.Vlahutin: Një element shumë i rëndësishëm i qeverisjes së mirë është transparenca. Të tregojnë informacionet të ndryshme, si psh procedurat e përzgjedhjes, së vendimmarrjes, mekanizma kontrolli apo monitorimi, të dhëna buxhetore duke përfshirë këtu edhe planin e shpenzimeve. Kjo është e një rëndësie tejet të madhe. Së pari për të luftuar korrupsionin dhe së dyti që njerëzit të kenë mundësi që të shikojnë se për çfarë paguhen.Raunig: Qeverisjes vendore duhet ti akordohen burimet financiare dhe njerëzore të nevojshme për të përmbushur kompetencat e tyre dhe për ti ofruar të gjithë qytetarëve shërbime cilësore.Konferenca që u mbyll me rekomandimet e Avokatit të Popullit ngriti shqetësim mungesën e shërbimeve për perosnat me aftësi të kufizuar.