Mandati i Mark Frrokut i kalon deputetes Mirela Ferracaku

Me unanimitet votash KQZ ka miratuar zëvendësimin e deputetit Mark Frroku me pasuesen e listës shumëemërore të Partisë Kristian Demokrate. Mirela Ferracaku pritet të jetë deputetja më e re e kuvendit nëse nuk do ta refuzojë këtë mandat për shkak se një muaj më parë deklaroi se për arsye shëndetësore ndodhej jashtë Shqipërisë. Mirela Ferracaku është deputetja më e re Kuvendit të Shqipërisë, nëse nuk do ta refuzojë këtë mandat ashtu si ka lënë të kuptohet. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar me 7 vota pro zëvendësimin e deputetit të Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku.Lefterie Luzi: "Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve vendosi t’i japi mandatin e deputetit të kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidates së radhës në listën shumëemerërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë Qarku Shkodër Znj.Mirela Ferracaku.”Këshilltarët e opozitës në KQZ e kanë cilësuar këtë lëvizje si një hap para në pastrimin e politikës duke kërkuar vazhdimin e saj.Njazi Kosovrasti: Mirë që në parlamentit shqiptar persona me të shkuar kriminale mund të marrin vendin që u takon jashtë këtij parlamenti qoftë pranë organeve të vuajtjes së dënimit apo të tjera raste.”Por si arriti KQZ deri në emërimin e ferracakut?Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në lëvizje KQZ-në për të plotësuar vakancën e krijuar në radhët e ligjvënësve pasi Mark Frroku deklaroi se heq dorë nga mandati i deputetit.I dyti në listë vëllai i tij Arben Frroku nuk mund ta merrte këtë mandat për shkak të një urdhër arresti ndërkombëtar nën akuzën e vrasjes së shefit të policisë Dritan Lamaj . Mbi bazë të këtij argumenti administrata e KQZ-së vendosi që mandati i deputetit t'i kalojë Mirela Ferracakut e renditur me numër rendor 3 në listën shumemërore. Ferracaku rezulton të ketë kryer arsimin e mesëm dhe një muaj më parë deklaroi se do të vendoste nëse do ta pranonte apo jo këtë mandate pasi ndodhej jashtë vendit për arsye shëndetësore./Oranews.tv/