Fjalimi i fundit i Jahjagës ne parlament

“Po ju drejtohem në njërin prej momenteve më kritike të demokracisë tonë të re parlamentare. Në një kohë kur vendin tonë e kapluar një krizë e thellë.”E ka nisur kështu fjalimin e saj të fundit për këtë mandat pesë vjeçar Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga para deputetëve të përçarë të parlamentit të vendit të saj.Duke e konsideruar privilegj të madh përgjegjësinë pesë vjeçare në krye të vendit, Jahjaga i bëri thirrje pozitës dhe opozitës të zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog, pasi gazi lotjellës sipas saj nuk ofron zgjidhje.Jahjaga: “Forcën e argumentit nuk mund ta zëvendësojë gazi lotsjellës. As demokracinë tonë nuk mund ta redukojmë në numra.Niveli i demokracisë tonë dhe kualiteti i saj do të përcaktohen nga dialogu mes pozitës dhe opozitës.Mungesa e këtij dialogu rrezikon të shbëjë parimin fundamental të jetës tonë politike.Ta delegjitimizojë vendimarrjen e pasukseshme përpjekjen për të krijuar vend ku sundon ligji për të gjithë.”Gjatë fjalës së saj deputetët opozitarë u larguan nga salla, por mbajtën premtimin për të mos ndërprerë me gaz lotsjellës fjalimin e saj.Megjithatë ata janë zotuar se nuk do të bllokojnë çdo seancë tjetër sa kohë qeveria nuk tërhiqet nga marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Mandati i Presidentes Ahtifete Jahjaga përfundon në fund të marsit të vitit 2016./Oranews.tv/