Putin: S’ka shpresë për marrëdhënie të mirë me Turqinë
Nuk ka shpresë për përmirësim të marrëdhenieve mes Rusisë dhe Turqisë. Të paktën këtë konfirmon gjuha e ashpër e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij tradicional vjetor, kur tha se interesi parësor i Turqisë në Siri dhe Irak është tregtia e naftës, kurse Shteti Islamik është çështje dytësore.Putin tha se rrëzimi i avionit rus nga forcat ushatarake turke është nje akt armiqësie .Ne besojmë se rrëzimi i avionit tonë nga autoritet turke ishte një akt i pastër armiqësor. Nuk e kuptoj se pse e bënë një veprim të tillë apo çfarë përfituan, mos vallë menduan se do të largoheshim nga Siria? Sigurisht që jo , Rusia nuk është ai lloj shteti, tha Kreu i Kremlinit, duke duke hedhur hipotezën se Ankaraja donte t’i bënte përshtypje Washingtonit.Mbase autoritet turke donin të tregonin para amerikanëve dhe europianëve se ne jemi islamikë, por modern, jemi islamikë të civilizuar, tha Putin teksa kujtoi ish Presidentin amerikan Reagan kur iu drejtua ish-Presidentit të Nikaraguas Somoza, duke thënë se ai është një bandit, por është banditi ynë.Kreu i Rusisë ka folur edhe për marrëdhenien me Ukrainën, duke u shprehur se pritet përkeqësim i marrëdhenieve ekonomike mes dy vendeve, pasi vendi fqinj sipas tij nuk po tregon vullnet për bisedime.Putin tha se duke filluar që nga një janari, me shumë gjasa Moska do të detyrohet të trajtojë Kievin jo si vend anëtar i zonës së lirë të tregtisë./Oranews.tv/