ISIS kërcënon ministrin italian, i dërgon një letër me dy plumba

Një ditë para vizitës së tij në Tiranë, Ministri italian i Drejëtsisë Andrea Orlando ka marrë një zarf kërcënues me dy plumba e një letër në gjuhën arabe firmosur në emër të Shtetit Islamik, Isis.Në Ministrinë e Drejtësisë italiane është dorëzuar sot paraditë një zarf i mbyllur me adresë në gjuhën angleze.Brenda zarfit gjëndeshin 2 plumba e një letër e shkruar në gjuhën arabe drejtuar Ministrit italian të Drejtësisë Andrea Orlando."Do të hyjmë në Romë, është shkruar në arabisht e do të të presim kokën, Allahu Akbar. Allahu është i Madh."Dy plumbat i përkasin armës së tipit kallashnikov AK47, ndërsa adresa mbi zarf është shkruar me një normograf. Zarfi ka mbërritur në Romë në rrugë ajrore, fillimsht në aeroportin Fiumicio e më pas në adresën e Ministrisë së Drejtësisë.Hetimt mbi këtë ngjarje po hetohen nga kryeprokurori Italian Giuseppe Pignatone e koordinatori i shtetit për antiterrorizmi Giancarlo Capaldo.Nesër Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlandi do të gjëndet në Tiranë për një vizitë pune i shoqëruar nga Prokurori i Përgjithshëm për antimafian e antiterrorizmin Franco Roberti.Agjenda e kësaj vizite është një mision konsolidmi i bashkëpunimit mes Shqipërisë e Italisë në sisemin e drejtësisë e me një vëmendje të vecantë në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm.