Zhbogar i kundërpërgjigjet Thaçit: Nuk është mirë të protestohet përpara BE-së

"Nuk është mirë të protestohet përpara zyrës së BE-së." Kështu është shprehur Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian për Kosovën duke i'u kundërpërgjigjur Ministrit të Jashtëm Hashim Thaci, i cili bëri thirrje për një tubim kundër vendimit për mos-liberalizimin e vizave.Zhbogar shtoi se qytetarët duhet të tregohen të duruar dhe të presin raportin e radhës. Ndërkohë, në një tjetër deklaratë, zv. Kryeministri Thaçi, e cilësoi si një provokim të rëndë verdiktin e BE-së sa i përket liberalizimit të vizave, duke shtuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura.Zv. Kryeministri Thaci, ndër të tjera ka deklaruar se mos-liberalizimi i vizave mund të ndikojë edhe në procesin e normalizimit të marëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.