Manjani: Në telefonin tim më vijnë sms nga të burgosurit, e papranueshme

Për Ylli Manjanin është e papranueshme që një Ministër Drejtësie të marrë mesazhe nga të burgosurit brenda qelive.Gjatë prezantimit të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Manjani hodhi akuza të forta ndaj punonjësve të burgjeve kur tha se janë bashkëpunëtore me të dënuarit për këtë situatë. Ai kërkoi masa të rrepta sigurie për të shmangur skena të tilla.Manjani: “Në administratën e burgjeve nuk kanë punë partitë politike apo deputetët. Do ta përsëris për të disatën herë, derisa të bindet edhe skeptiku më i fundit në këtë vend, që administrata e burgjeve është pjesë e sigurisë kombëtare të këtij vendi.”Duke iu përgjigjur akuzave të PD se disa deputetë të majtë kanë favorizuar emërime në sistemin peritenciar, kreu i drejtësisë tha se politika nuk ka punë në administratën e burgjeve.Manjani:E kam të papranueshme që në telefonin tim të më vijnë mesazhe nga të burgosur. E kam të papranueshme. Këtë nuk e pranoj. Në qoftë se nuk e dini, është i ndaluar telefoni celular në burg.E kam për të gjithë ata punonjës të shërbimit të brendshëm kryesisht që hyjnë e ndërrojnë turnet me celularë nëpër çorape si gra të këqija dhe të më vijnë histori nga më të çuditshmet.”Drejtori i ri i burgjeve është prezantuar Petrit Koshaj i cili u shpreh se është koshient me problematikën që përballet sot sistemi peritenciar./Oranews.tv/