Mazhoranca kalon testin e shumicës, miraton me 86 vota ligjin për pushtetin vendor

Ne seancën e sotme të Kuvendit, mazhoranca kaloi edhe testin e shumicës së cilësuar duke kaluar me 86 vota ligjin për pushtetin vendor, ku mori 42 vota kundër të opozitës.Kuvendi rrëzoi me 74 vota amendamentin e Bashkim Finos që parashikonte kufizim të mandatit të të zgjedjhurve vendor, nga 3 në 2 vjet.Gramoz Ruçi votoi kundër këtij kufizimi duke iu kundërvënë edhe relatorit Fino, por edhe qeverisë.Fino:" Para 15 vitesh fati e deshi të hartonte ligjin organik më jetëgjatë dhe më konsensual këto 20 vitet e fundit , atë të vitit 2000.Sot më duhet t'ju jap kontributin dhe mbështetjen time për ligjin më të mirë të hartuar ndonjëherë në Shqipëri për qeverisjen vendore . Kam frikë se sipas këtij historiku edhe pas 15 vitesh nga sot do më keni përballë kur të hartoj ligjin e tretë të pushtetit vendor në Shqipëri."Ruçi: "Të gjithë ne duartrokitëm deputetin propozues kur tha këtu më keni dhe 15 vjet deputet dhe unë do të bëj dhe ndryshimet e tjera. Ne duartrokitëm të gjithë se vërtet politika ka nevojë për politikanë karriere.Unë jam kurrësesi vënies së afateve të tilla për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive aq më tepër që kemi bërë një reformë administrative territoriale për herë të parë do fitohet një përvojë dhe tu ndërpresim ambicjen këtyre njerëzve që nuk i kemi me shumicë.Dhe e dyta që ata kanë dy filtra. Filtrin e parë kanë partitë politike prandaj jemi ne përfaqësuesit politike nëse i kandidojmë apo si kandidojmë ata. Filtri i dytë mbi të gjitha është populli. Mbi të gjitha mund të ketë individë shumë të suksesshëm jashtë partive që mund të kandidojnë të pavarur siç është përvoja ndërkombëtare dhe mund të jenë 20 vjet kryetarë bashkie dhe administrator shumë të zotë. Dhe është gabim. E treta më vjen keq për kabinetin qeveritar që të sjellë projektligjin këtu, nëse jeni bërë pishman tërhiqeni projektligjin apo amendimin, por jo ta votoni kundër atë që keni bërë vet."Fino: "Është e drejtë e kryetarit të grupit të flasi siç foli absolutisht. Është e drejta ime me kushtetutë me rregullore të parlamentit të bëjë amendamente".Në seancën e 17 dhjetorit 2015 pati dhe keto zhvillime:Kuvendi i thotë Po dekriminalizimit, Mazhoranca e Opozita bashkojnë votat -Miratohet buxheti 2016, LSI fiton ndaj qeverisë, akciza e birrës nuk ndryshon -Dekoratat e xhelatëve, Berisha, Ramës: Lexo mirë flakën e bunkerit, kryeministri: Bëre veteranë dhe Hoxhën e ÇelënBen Blushi: Qeveria e sotme qeveri teknikeBlushi kritikon PD: Protesta ishte një takim i muratorëve të pavarur, reagon BreguZëvendësoi Mark Frrokun, Betohet Mirela Ferracaku, deputetja më e re e Kuvendit  Importi Alpinëve në bregdet, Berisha-Ramës: Nastradin; Kryeministri: Mjegull