Kuvendi i thotë Po dekriminalizimit, Mazhoranca e Opozita bashkojnë votat
1 vit pas marrëveshjes së 24 dhjetorit të negociuar nga ndërkombëtarët,parlamenti ka dëshmuar para tyre dhe shqiptareve vullnetin për të larguar nga parlamenti dhe postet publike personat e inkriminuar.Të 131 deputetet në sallë kanë dhënë me votë konsensusin për ligjin e dekriminalizimit dhe ndryshimet kushtetuese që bëjnë të mundur implementimin e ligjit.Konsensusi u shoqërua me ovacione në sallë.Por votimi prodhoi edhe mbështetjen që mori nga deputetët e ish grupit të saj parlamentar,Mesila Doda për amendamentin që ajo dhe deputeti Idrizi kishin bërë për ligjin e dekriminalizimit për të mos lejuar kandidimin për poste publike personat që kanë punuar me sigurimin e shtetit.Mesila Dode: “Duhet të deklaroj se tanshmë e kemi të qartë të gjithë se kush është për tu ndarë nga e kaluara dhe se kush nuk është për tu ndarë nga e kaluara.”Me një votim që nuk ishte surprizë shumica rrëzoi amendamentin e PD që funksionarët publike t’i nënshtrohen testit të drogës .Sali Berisha: “Kushdo që na ndjek e di që fjala është për Edi Ramën. Le të pronocohet ai këtu të thotë po , jo, si të dojë.”Ilir Meta: " Ju lutem Z. Berisha. Atëherë për këtë çështje hapet votimi elektronik për amendamentin e Z.Bylykbashi. Përsëritet votimi që most e kemi komente."Kuvendit iu shtua deputetja më e re Mirela Ferracaku e cila zuri vendin e Mark Frrokut të PDK që u dorëhoq nga mandati i cili po gjykohet për një vrasje.
Në seancën e 17 dhjetorit 2015 pati dhe keto zhvillime:Miratohet buxheti 2016, LSI fiton ndaj qeverisë, akciza e birrës nuk ndryshon -Dekoratat e xhelatëve, Berisha, Ramës: Lexo mirë flakën e bunkerit, kryeministri: Bëre veteranë dhe Hoxhën e ÇelënBen Blushi: Qeveria e sotme qeveri teknikeBlushi kritikon PD: Protesta ishte një takim i muratorëve të pavarur, reagon Bregu Importi Alpinëve në bregdet, Berisha-Ramës: Nastradin; Kryeministri: Mjegull/Oranews.tv/