BERZH: Kreditimi problem, duhet një sektor më konkurues
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka kërkuar që të meren masa të menjëhershme për të rritur kredimin në ekonomi pasi kjo po dëmton bizneset e vogla që duan të rrisin investimet.Gjatë prezantimit të raportit për tranzicionin 2015-2016 edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se kreditimi ka penguar rritjen e investimeve.Gjithashtu BERZH ka kërkuar që të vijojë lufta ndaj informalitetit dhe të zbatohet plani për kreditë e këqia.Kreditimi është kthyer në një pengesë reale për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.Gjatë prezantimit të raportit të Tranzicionit për vitin 2015-2016 Banka Europiane për rindërtim dhe Zhvillim kërkoi që të merren masa për të rritur konkurueshmërinë në sektorin bankar pasi normat e interesit janë shumë të larta.“Kreditimi është një problem sidoms për bizneset e vogla që duan të investojnë dhe si rrjedhojë të rriten më tej.Normat e interesit në sistemin bankar janë shumë të larta dhe duhet të ndërhyhet për t’i ulur ato.Për të arritur këtë gjë duhet një sektor më konkurues dhe i qëndrueshëm.Duhet të rishihen proçedurat pasi shpesh janë të vështira.”Problemin e kreditimit e ka pranuar edhe guvernatori i cili u shpreh se kjo është konstatuar sidomos në uljen e investimeve.Genti Sejko: “Niveli i zhvillimit dhe diversifikimit të sistemeve tona financiare nuk i përgjigjet sa dhe si duhet nevojave që ne kemi për investim për një sërë arsyesh.Kjo mospërputhje ka ardhur duke u forcuar në periudhën pas krizës dhe nëse nuk trajtohet me përparësi ajo mund të bëjë një pengesë serioze për rrugën tonë të zhvillimit. Paralalelisht me të pjesa tjetër e këtij ngadalësimi i dedikohet reduktimit të investimeve në makineri, pajisje dhe infrastukturë çka ndikon negativisht në potencialin e zhvillimit të vendit.”Por si e vlerëson ecurinë ekonomike ky institucion financiar i rëndësishëm ndërkombëtar për këtë vit dhe çfarë këshillash jep.“Gjatë 2015 Shqipëria ka pasur një makroekonmi të qëndrueshme .Nga ana fiskale ka pasur disa probleme të cilat presim të zgjidhen nga nisja e luftës kundër informalitetit.Ndërkohë për vitin 2016 rekomandojmë që të vijojë lufta ndaj informalitetit jo vetëm për të mbledhur më shumë të ardhura por të krijuar një mjedis më të barabartë e konkurues për bizneset.”Sipas të dhënave të fundit, BERZH-i ka investuar në ekonominë shqiptare rreth 940 milionë euro nëpërmjet 70 projekteve në fusha të ndryshme./Oranews.tv/