Arrestohen 4 persona me armë dhe drogë në makinë

Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona, pasi u kapën me armë dhe drogë.Në prangat e policisë u vunë shtetasit Edmond Franja, Rezart Gjergji, Armaldo Kola dhe Albin Kola."Në aksin KryeBushat-Shkodër efektivët e Komisariatit Policisë Shkodër kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin tip AUDI me targa AA 141 KK që po udhëtonte nga Tirana në Shkodër me drejtues shtetasin Rezart Gjergji dhe pasagjer shtetasit: Edmond Franja, Armaldo Kola dhe Albion Kola", thuhet në njoftimin e policisë.Nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë , në automjetin tip AUDI janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :-Një pistoletë tip Berett.-Një krehër me 8 (tetë) fishekë.-Një çante me lëndë bimore e dyshuar  Canabis Sattiva me peshë 11.6 (njëmbedhjetë pikë gashtë) gramë.12399160_10200864915900624_1856766523_n 12395381_10200865123625817_1194629948_n 12182376_10200756360666811_13673374_n 12395500_10200865047663918_1753071418_n