Përgjigjia e Venecias, Komsioni diskuton të premten draftin për drejtësinë
Komisioni i Venecias, do të diskutojë të premten draftin e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, nga ku do të dalin opinionet kryesore që do t'i shërbejnë si bazë e Shqipërisë për kryereformën integruese. Në tryezën e punës të Komisionit, janë dy drafte ai me ndryshime konkrete kushtetuese i dalë si produkt i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, ndërsa dokumenti tjetër përmban opinionet e Partisë Demokratike.Në tryezën e diskutimit të komisionit, do të jenë prezentë dhe ekspertët e nivelit të lartë, Kristaq Traja dhe Sokol Sadushi, por dhe dy ekspertët e Partisë Demokratike, Enekeljed Alibeaj, dhe Gazmend Baradhi.Prezencën e dy ekspertëve të opozitës në Komisionin e Venecias, e ka kërkuar nënkryetari i komsionit Deputeti Eduard Halimi, përmes një letre derguar Presidentit të Komisionit Gianni Buquicchio.Në letër Halimi shkruan se nisur nga fakti që këndvështrimet opozitës dhe mazhorancës mbi amendamentet kushtetuese janë të ndryshme, siaps tij vlerësimi dhe dëgjimi i argumenteve të detajuara të ekspertëve të opozitës, e ndihmon Komisionin e Venecias në dhënien e një Opinioni përfundimtar.Opinionet që do të dalin nga diskutimi i së premtës në Komisionin e Venecias do të jenë paraprake, pasi një dokument i detajuar për për Shqipërinë do të jetë gati në muajn mars të vitit 2016.[caption id="attachment_639354" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Letra e Eduart Halimit[/caption]