Ndotja e liqeneve të Belshit, Tafani: Derdhen dhe ujëra të zeza

Përveç bizneseve agropërpunuese, ndotës të liqeneve të Belshit mund të jenë dhe subjektet e peshkimit të cilët përdorin mbetje organike të kafshëve si ushqim për peshqit. Kryetari i Bashkisë së Belshit, thotë se situata nuk është e re, dhe për këtë janë njoftuar dhe institucionet.Ndotja alarmante në dy prej liqeneve të Belshit, ka shkaktuar katastrofë ekologjike.Dëmi prej dhjetëra kuintalë peshk i ngordhur, sipas banorëve i faturohet derdhjes së mbetjeve në ujërat e liqenit të fabrikave të vajit që operojnë në zonë.Situata është e rëndë, uji tërësisht i zi kutërbon nga era e peshqve të ngordhur.Kryetari i Bashkisë së Belshit, shpjegon se zona e ndotur është më e gjerë dhe në liqene dhe derdhen ujëra të zeza, apo mbetje organike të kafshëve që përdoren nga subjektet e peshkimit si ushqim për peshqit, çka i zmadhon edhe më shumë parametrat e ndotjes.Zona ku është raportuar ndotja është inspektuar nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, AKU dhe ekspertët mjedisorë rajonalë, të cilët kanë marrë mostra nga vendngjarja dhe nga fabrikat.Kreu i ISHMP Ergys Agasi ka theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerime për ndotësit, të cilët do përballen me masat më të ashpra që lejon ligji. Nëse fabrikat rezultojnë përgjegjësi për ndotjen masive, rrezikojnë mbyllje të aktivitetit.liqeni belsh/Oranews.tv/