Ende të paqarta motivet e sulmit në Boston
Motivi se çfarë i shtyu dy të rinjtë çeçenë për vënien e bombave në maratonën e Bostonit mbeten ende të paqarta, përkundër akuzave të ngritura kundër të mbijetuarit Dzhokar Tsarnaev.Prokurorët ngritën akt-padinë për 19-vjeçarin Dzhokar Tsarnaev duke e akuzuar me përdorimin e një arme të shkatërrimit në masë, por Shtëpia e Bardhë sqaroi se ai nuk do të trajtohet si luftëtar armik.Tsarnaev nuk mund të flasë për shkak të një plage në fyt por gjatë seancave të shkurtra të intervistimit është duke u përgjigjur me shkrim.Ajo që hetuesit këmbëngulin të mësojnë prej tij është nëse planifikoheshin sulme të tjera.Zyrtarë amerikanë të sigurisë thonë se po të mos ishte kapur 19-vjeçari dhe të mos vdiste i vëllai, të dy ata mund të kishin ndërmarrë sulme të tjera, aq më tepër që të dyshuarit kishin me vete armë dhe lëndë plasëse. Në fokus do të jetë edhe udhëtimi 6-mujor i vëllait të madh, Tamerlanit, janarin e vitit 2012, gjatë të cilit shkoi fillimisht në Moskë, pastaj në Dagestan, e më vonë në Çeçeni.Gjithashtu zyrtarët e sigurisë do të kërkojnë shpjegime edhe nga FMB për keq përdorim të informacionit për 26 vjeçarin Tamerlan Tsarnaev.Ai u morr në pyetje në vitin 2011 me kërkesë të qeverisë ruse bazuar në shqetësimet që ai kishte bërë një ndjekës i islamit radikal. Megjithatë, duket se asnjë veprim i mëtejshëm nuk u mor.Akt padia prej 10 faqesh përcakton sulmin në detaje. Madje në raportin e përgatitur nga agjentët e FBI theksohet se dy vëllëzërit tre ditë përpara sulmit kishin vjedhur edhe një makinë. Ajo hetusit i mëshojnë më fort për sulmet janë ato të natyrës fetare.