Betohet Napolitano, kërcënon partitë: Iki po nuk krijuat qeverinë
Xhorxho Napolitano është betuar si President i Italisë, në mandatin e tij të dytë. 87 vjecari ka falenderuar te zgjedhurit ne Parlament, duke deklaruar se me kete zgjedhje eshte treguar serish nje shenje besimi ndaj tij si individ dhe si udheheqes."Rizgjedhja ne krye te shtetit italian eshte prove per forcat e mia, kjo dhe per faktin qe jam zgjedhur nga anëtarë të një brezi te ri ".Por ai u tregua i ashpër me partitë politikë sa i përket ngërcit për të formuar qeverinë e re. Napolitano tha është një dështim i pafalshëm që vendi ende nuk ka një qeveri .87- vjecari iu kërkoi palëve politike të arrijnë marrëveshje pa vonesa. Gjithashtu ai la të kuptohej se mund të japë dorëheqjen në qoftë se ata nuk e ka zbatuar reformat aq të nevojshme.Sa i përket formimit të qeverisë së re flitet për një koalicion mes Partisë së Qendrës së Djathtë të Berluskonit dhe Qendrës së Majtë, e ndërsa kjo e fundit është në rrëmujë pas largimit të liderit Pier Luigi Bersani të premten.Bastet tani janë hapur për atë që do të jetë kryeministër dhe dy emrat më të përfolur janë, Ish kryeministri Giuliano Amato dhe Enrico Letta.