Franca, sot legalizon martesat homoseksuale

Parlamenti i Francës pritet të votojë sot ligjin për legalizimin e martesave homoseksuale.Ligjvënësit kanë miratuar në seancën e parë draft-ligjin e propozuar në shkurt, dhe i njëjti rezultat pritet të arrihet edhe sot.Ligji i propozuar, i cili po ashtu i lejon çifteve homoseksuale që edhe të adoptojnë fëmijë, ka shkaktuar debate të forta në Francë, ku janë zhvilluar protesta masive për dhe kundër kësaj mase ligjore javëve të fundit.Nëse ligji miratohet, Franca do të jetë shteti i 14 në botë i cili legalizon martesën me gjinive të njëjta.Ligji do të hyjë në fuqi vetëm pas nënshkrimit të tij nga presidenti François Hollande, i cili ka dhënë mbështetjen e tij për të, dhe pas shpalljes së tij në Gazetën Zyrtare.Grupet që kundërshtojnë këtë ligj, shpresojnë që të vonojnë miratimin e këtij ligji, pasi planifikojnë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar.