Rritja ekonomike “ëndërr në sirtar” për Europën, ritme të ulëta
Lamtumire rritje ekonomike ne Europë. Të gjitha parashikimet flasin për një stabilitet në Europë, po rritja nuk shihet."Situata këtë vit është më e qetë, se vitin e kaluar", tha ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble në fund të takimit të pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore në Uashington.Shqetësimet për shpërbërjen e Eurozonës janë pakësuar, por ekonomia ne Evropë mbetet e dobët. FMN pret këtë vit një rënie të vogël të ekonomisë në Eurozonë, kurse në vitin pasues një rritje të lehtë prej 1,1 përqind. Shumë më tepër nuk mund të presësh nga Evropa vitet e ardhshme, thotë Schäuble.Shkalla e papunësisë në vendet e Eurozonës ka arritur nivel rekord prej 12%. Numri i të papunëve në 17 vendet e BE-së, u janë bashkuar edhe 33 mijë vetë duke e cuar ne 19 milione numrin e te papuneve ne Eurozone.Vendet me te prekura nga papunesia mbeten Spanja dhe Greqia, ku shkalla e papunësisë është mbi 26%. Kurse Ekonomia më e madhe e Eurozonës, Gjermania, ka nivelin me të ulët të papunësisë prej 5.4%.