Indi, 2 të arrestuar për përdhunim

Policia indiane ka arrestuar edhe personin e dytë në lidhje me akuzat për rrëmbim dhe përdhunim ndaj një vajze 5-vjecare në New Delhi, ka thënë një zëdhënës i policisë gjatë së hënës.Personi i dytë akuzohet si bashkëpunëtor në këtë rast, i cili ka shkaktuar sërish protesta në rrugët e Delhit. Ai do të transferohet në Delhi nga shteti Bihar, në lindje të Indisë, për t’u marrë në pyetje dhe për të zhvilluar testet e ADN-së, njoftoi zëdhënësi i policisë, Rajan Bhagat.Policia deklaroi më parë se një tjetër i dyshuar ishte arrestuar, i quajtur Manoj Kumar, i cili kishte rrëfyer edhe për bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, gjatë marrjes në pyetje.Kumar, fqinji i vajzës, akuzohet se ka abuzuar me të më 14 prill, duke e mbyllur atë në shtëpinë e tij dhe duke e përdhunuar vazhdimisht. Vajza u gjet gjysmë-koshiente, 3 ditë më vonë.Doktorët kanë thënë se kanë hequr disa objekte, përfshi copëza qiriri dhe një shishe të vogël nga organi gjenital i vajzës, teksa gjendja e saj ka nisur të stabilizohet.Situata është përshkallësuar nga një tjetër aspekt i neveritshëm, pasi familja e vajzës i tha policisë se i arrestuari ishte përpjekur t’u jepte rryshfet atyre, për të mos folur mbi këtë ngjarje.Zyrtarë të lartë të policisë kanë nisur hetime të ndara mbi këto akuza. Akuza për sulmin ndaj 5-vjecares ka ardhur vetëm 4 muaj pasi një 23-vjecare, studente fizioterapie, u mor peng dhe u përdhunua brenda një autobusi në Delhi, duke nxitur protesta të dhunshme në Indi. Ajo ndërroi më pas jetë në një spital të Singaporit.