Sulmohet ambasada franceze në Tripoli, plagosen 2 rojet

Një makinë bombë ka shpërthyer sot para ambasadës së Francës në kryeqytetin libian Tripoli duke plagosur dy roje të sigurisë.Shpërthimi i fuqishëm, sipas mediave ndërkombëtare, ka shkaktuar dëmtime serioze në ndërtesën e përfaqësisë diplomatike franceze, që gjendet në lagjen Gargaresh të kryeqytetit.Ministri i Jashtëm i Libisë Mohammed Abdel Aziz ka dënuar sulmin, duke e quajtur atë si një “akt terrorist”.“Ne dënojmë fuqishëm këtë akt, të cilin ne e shohim si akt terrorist kundër një kombi vëllazëror i cili ka mbështetur Libinë gjatë revolucionit” të vitit 2011 i cili ka rrëzuar regjimin e Moamer Gadafit, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP ministri i jashtëm i Libisë.Shpërthimi i makinës bombë, thuhet se ka shkatërruar plotësisht murin mbrojtës të ambasadës, ndërsakanë marrë flake edhe dy makina të parkuara.Dëshmitarët thonë se shpërthimi ka ndodhur në orën shtatë të mëngjesit, sipas orës lokale.Shtatorin e shkuar, Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Benghazi u sulmua nga militantë, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.