Nikaragua kap personin më të kërkuar në SHBA
Policia në Nikaragua ka deklaruar se ka arrestuar një amerikan që e ka emrin në listën e më të kërkuarve nga FBI-ja, i cili është akuzuar për prodhimin e pornografisë së fëmijëve.Policia thotë se arrestoi Eric Toth në qytetin verior Esteli, pranë kufirit me Nikaraguan dhe Hondurasin.Toth ka qenë mësues në një shkollë fillore në Uashington DC, kur u akuzua në vitin 2008 se mbante dhe prodhonte pornografi. Më pas ai humbi gjurmët nga policia.FBI-ja e shtoi emrin e Tothit në listën e më të kërkuarve në vitin 2012, duke ofruar një shpërblim 100 mijë dollarë për informacione që çonin në arrestimin e tij.Lista e personave më të kërkuar nga FBI-ja është zakonisht për ata që dyshohen për përfshirje në krime të dhunshme apo terrorizëm. Megjithatë, FBI-ja thotë se Toth u vendos në këtë listë për shkak se aftësitë e tij në internet dhe ngacmimet ndaj fëmijëve e bënin atë shumë të rrezikshëm.