Më pak fonde për fëmijët, buxheti 2016 më i ulët sesa një vit më parë

Një javë pas miratimit në parim të buxhetit për vitin 2016, fondacioni Save the Children ngre shqetësimin se fondi i alokuar për fëmijët është disa herë më i ulët sesa një vit më parë. Ndër sektorët që sipas tyre pësojnë më shumë reduktim është programi i kujdesit shëndetësor parësor, të cilin qeveria e ka miratuar buxhetin pa u konsulutar më herët me grupet e interesit.Fondet e përcaktuara për fëmijët në buxhetin e 2016 janë shumë herë më të ulëta se ato të një  viti më parë.Kjo ka bërë që Fondacioni Save the Children të dalë me një qëndrim kritik për mënyrën sesi ky projektbuxhet është miratuar, sipas tyre në kundërshtim me ligjin pasi nuk është konsultuar më herët me grupet e interesit.Anila Meço:“Ka një ulje të buxhetit për vitin që vjen 7.17%, e cila ne na shqetëson. Kuptohet që jemi në një periudhë krize, ka ulje të përgjithshme të kontributit”.Pas përfundimit të studimit për rritjen e investimeve publike për realizimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, fondacioni Save the Children ka dalë me disa rekomandime për qeverinë.Anila Meço:“Kanë një detyrë të rëndësishme të investojnë tek e ardhmja. E vetmja mënyrë për tu bërë kjo është që të shikojnë dhe të përmbushin standartet ndërkombëtare tek investimi që bëjnë për fëmijët”.Sipas fondacionit Save the Children, buxheti për  Shëndetësinë si fondet për programin e kujdesit shëndetësor parësor, apo shpenzimet  për fëmijët në institucione apo forma alternative të dënimit duhet të rishikohen.