PS, LSI dhe PDIU, sheshojnë "kritikat" për votimin e së enjtes

 Pas një takimi prej afro 2 orësh të njësisë së koordinimit të koalicionit , PS, LSI dhe PDIU kanë arritur dakordësinë për miratimin e paketës  fiskale dhe buxhetit nen për nen në seancën e 17 dhjetorit. Takimi, me praninë e Kryeparlamentarit Ilir Meta, Kryeministrit Rama, ministrave të linjës dhe kreut të PDIU, çoi  edhe në pranimin e propozimit për ngritjen e Komisonit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që do ketë drejtim bipartizan nga PD e PS.Tirane- Kundërshtimet që kanë shoqëruar buxhetin e vitit të ardhshëm brenda radhëve të shumicës parlamentare, PS dhe LSI i sheshuan në një takim prej afro 2 orësh të njësisë së koordinimit të koalicionit.Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Financës, Shkëlqim Cani, ai i Zhvillimit Ekonomi, Arben Ahmetaj, Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kryetarti i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe kryetarët e grupeve parlamentare, të PS e LSI , kanë diskutuar sugjerimet dhe kërkesat për rishikim të buxhetit, për disa bashki, sikurse edhe paratë që do i jepen shëndetësisë, duke rënë dakord për të miratuar në komision paketën fiskale dhe buxhetin nen për nen seancën e 17 dhjetoritArben Ahmetaj: “Javës që vjen diskutohen nenet e buxhetit dhe të politikave fiskale, pra të ndryshimeve fiskale një nga një. Kjo ishte edhe arsyeja që ne rakordojmë qoftë në detaje qoftë në aspekte politikash.Ka pasur një procës të diskutimit qoftë për formulën e pushtetit vendor plus të tjerave është rënë dakort edhe për riformulimin e taksës së infrastukturës e cila është e gjitha në favor të pushtetit vendor. Mendimi i Aleancës është unik.”Takimi, ka prodhuar dakordësinë edhe për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, sipas propozimit të PS, me bashkëkryesitë të PD e PS dhe 10 anëtarë, 5 nga opozita e 5 nga shumica.Arben Ahmetaj: Në parim është rënë dakord të krijohet komisioni".Shumica ka siguruar edhe 84 votat e nevojshme për miratimin e ligjit të ri për qeverisjen vendore, që votohet gjithashtu seancën e ardhshme. Arben Ahmetaj:  "Zoti Idrizi është pjesë e aleancës. Qëndrimi është unik". "Ka pasur një proces të diskutimit për formulën e pushtetit vendor. Ka një rritje të konsiderueshme fondesh, 48 miliardë dhe janë lënë të gjitha fondet që janë kursyer nga reforma territoriale e cila shkurtoi nga 363 njësi në 61 Njësi. Plus i është dhënë një shumë e konsiderueshme për administrim. Gjithashtu është lënë dakord dhe për riformulimin e taksës së infrastrukturës e cila është e gjitha në favor të pushtetit vendor.[caption id="attachment_635157" align="alignnone" width="639"]edi raam Edi Rama duke hyre ne vilen 30[/caption][caption id="attachment_635177" align="alignnone" width="639"]takimi meta ra Deputetet e PS duke dale nga Vila 30[/caption] /Oranews.tv/