Tjetërsimi i godinës së Fakultetit të Gjeologjisë, studentët bojkotojnë mësimin
Për të disatën herë studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë janë ngritur në protestë kundër vendimit të qeverisë që ja kalon godinën Gjykatës së Lartë. Këtë të premte ata kanë bojkotuar mësimin me paralajmërimin se do të përshkallëzojnë protestat. Studentë të fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë kanë bojkotuar mësimiin, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë që ja kalon godinën Gjykatës së Lartë.Teksa i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama me thirrjen se i ka lënë në baltë, studentët paralajmëruan se nuk do të ndalin protestën e tyre derisa sa t’u jepet garanci që nuk do të lëvizin nga godina ku aktualisht zhvillojnë mësimin. “Ne studentët e Gjeologji-Minierave nuk mund të rrimë duarkryq përballë kësaj situate.Prandaj kemi zgjedhur që në mënyrë simbolike të reagojmë kundër padrejtësisë që po merr formë sot me miratimin e Kryeministrit duke bojkotuar mësimin”.Studentët e zhvendosën protestën e tyre edhe në ammbientet ku po zhvillohej plani i ri i investimit.Me pankarta në duar, ata zhvilluan një takim me zv/kryeministrin Niko Peleshi, të cilit i kërkuan që qeveria të heqë dorë nga ky projekt.Sipas vendimit të qeverisë godina e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, me të gjitha hapësirat e saj kalon nga administrimi i Ministrisë së Arsimit dhe ai i Universitetit Politeknik në atë të Ministrisë së Drejtësisë.