Familja azilkërkuese shqiptare me fëmijë të sëmurë dëbohet në mes të natës
Një familje shqiptare me dy fëmijë, njëri prejt të cilëve i sëmurë, është deportuar nga Islanda dhe është çuar në aeroport në orën 4, mëngjesin e djeshëm (10 dhjetor).Ata ishin në mesin e një grupi refugjatësh që gjithashtu do të dëbohen nga Islanda për në Shqipëri përmes Gjermanisë, raportojnë mediat islandezeAsnjë azilkërkues shqiptar nuk ka fituar azil në Islandë, sipas informacionit në Drejtorinë islandeze të Emigracionit. Sipas kësaj drejtorie: Shqipëria gëzon një demokraci paqësore, ku nuk ka luftë dhe nuk ka vend për frikë.Familja PepoKastriot dhe Xhulia Pepo dhe 2 fëmijët e tyre, 3 dhe 5 vjeç, u nxorrën nga shtëpia e tyre në vendin e quajtur Barmahlio në Islandë në mes të natës dhe u dërguan në aeroport. Kastrioti punonte në ndërtim prej tre muajsh. Sipas personit që e kishte punësuar dhe ndihmuar familjen Pepo, Hermann Ragnarsson, Kastrioi kishte frikë për jetën në Shqipëri, pasi kushëriri i tij kishte probleme me ligjin. Ndërsa dy fëmijët sapo kishin filluar shkollën në Islandë dhe kishin bërë disa shokë. “Djali i tyre vuante nga një sëmundje, fibrozë kistike (çrregullim i trashëguar multisistemik, që karakterizohet nga një bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, mangësi në tretje). Këtu sapo kishte filluar të merrte një mjekim që nuk gjendet në Shqipëri e që mund ta shëronte,” tregon Ragnarsson.Punëdhënësi që ndihmoi familjenRagnarsson nuk e dinte që Kastrioti ishte azilkërkues kur fillonte të punonte për të. “Kishte 2 javë që punonte për mua kur zbulova se ishte azilkërkues. Që kur mora vesh që fëmijët e azilkërkuesve mund të shkollohen, vendosa t’i ndihmoj menjëherë. Ragnarsson gjithashtu i ndihmoi të blinin një makinë për të çuar fëmijët në shkollë. “Nuk e kuptoj pse e dëbuan, ai thjesht po përpiqej të punonte e të krijonte një jetë të mirë këtu. Ai nuk po përpiqej të përfitonte nga asistenca sociale”[caption id="attachment_635140" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: (Majtas) Dy femijet e familjes Pepo, (Djathtas) Policia duke i nxjerre plaçkat e familjes nga shtepia per t'i derguar ne aeroport[/caption]