Festa e Verës në Liqenas, banorët ekspozojnë prodhimet e zonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2015, 13:42
Festa e Verës e kthyer në traditë tashmë për zonën e Liqenasit tërhoqi vëmendjen e vizitorëve në mjediset e parkut kombëtar të Prespës.Fermerët kanë ekspozuar prodhimet e tyre, verën, rakinë e njohur të zonës dhe mjaltin kurativ.Përmes festës së Verës, vendorët synojnë të promovojë traditat e zonës në gatime apo veshje karakteristike.Përvec banorëve të zonës, turistët kanë degustuar llojet e ndryshme të verërave.Prefekti Ardit Konomi: Në këtë zonë përkon me këtë periudhë të vitit kur nxirret prodhimi i parë i verës dhe në traditën e kësaj zone ka qenë degustimi, ndarja me miqtë, shijimi i verërave.Zona e Prespës në Korçë vizitohet nga mijëra turistë cdo vit, pasi përfshin një nga parqet më të mëdha natyrore të vendit./Oranews.tv/