Zadrima organizon sërish panairin e gjelit të detit, por kërkesat janë në rënie
Për të tretin vit radhazi është organizuar në Zadrimë të Lezhës, panairi i gjelit të detit. Fermerët e zonës që e kanë traditë mbashtrimin e këtij shpendi, janë mbledhur në fshatin Fishtë të Lezhës, duke ekspozuar simbolin e tryezës së festave të fundvitit.Pavarësisht ekspozesë mbresëlënëse, për fermeret problemet janë të shumta që nisin me mungesën e tregut dhe kërkesen gjithnjë në rënie, për shkak të varfërisë. “Para 3- 4 vitesh fitimetishim më mirë tani ka rënë shumë. Por s’kemi me se të merremi tjetër, pasi fitimi është shumë I vogël” thotë një fermer. “Çmimi është në raport të zhdrejtë me koston” thotë një fermer tjetër. I pranishëm në panair Zëvendësministri i Bujqësisë Gjok Jaku tha se në të ardhmen mbështetja ndaj fermerëve të zadrimes do jetë më e madhe.Panairi i gjelit të detit në Zadrimë u organizua nga Drejtoria e Bujqësisë në Lezhë në bashkëpunim me Bashkinë.