I ofrojnë lule kryeministrit më pas... grushte në parlamentin ukrainas

Parlamenti i Ukrainës kishte parashikuar zhvillimin e një mocioni mosbesimi për Kryeministrin e vendit Arseniy Yatseniuk, por një process i tillë nuk është zhvilluar për shkak të këtij incidenti.Në video shihet deputeti i Partisë Solidaritet, Oleg Barna, i cili i drejtohet Kryeminsitrit me një buqetë me lule e më pas e zhvendos nga foltorja këtë të fundit duke përdorur forcën.Kjo gjë shkaktoi një konfrontim masiv fizik midis përfaqësuesve të Partisë së Frontit Popullor dhe të Partisë Solidariteti.Sherri zgjati për disa minuta, teksa pas incidentit, deputët e partive respektive kërkuan ndjesë për ngjarjen e turpshme. Në një intervistë të dhënë pasi gjëndja u qetësua, Kryeministri tha se nuk ishte mërzitur aspak nga sjellja e deputetit Barna, duke e quajtur atë dhe pjesën tjetër të deputetëve që u konfrontuan, hajvanë.ukrahina