Lezhë, vrau 15-vjeçarin, dënohet me 5 vite burg ish-oficeri i policisë

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5-vite burgim ish-oficerin e policisë Skender Seferi, i akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj, pas një aksioni policor në korrik të vitit 2010-të.Pas dhjetra seancash gjyqësore të cilët kanë nisur që një vit më parë, më në fund gjykata është shprehur për këtë çështje duke dënuar autorin e kësaj ngjarje.Më herët edhe prokuroria e Lezhës kishte kërkuar dënimin e ish-oficerit të policisë me 5-vite burgim. Organi i akuzes ka faktuar, pas provave dhe dëshmive të mbledhura se ai është autor i vrasjes së 15-vjeçarit Armando Skandaj.Sipas prokurorisë vrasja e 15-vjeçarit ka ndodhur nga pakujdesia dhe Seferi ka qëlluar në drejtim të mjetit ku udhetonin vëllezërit Skandaj, pasi nuk i është bindur postobllokut të policisë për të ndaluar. Gjykatësi i çështjet Ilir Përdeda vendesi që ta dënojë autorin e kësaj ngjarje me 5-vite burgim aq sa kishte kërkuar edhe prokuroria Eliona Premçi, me akuzen e vrasjes nga pakujdesia. Vendimi i gjykatës pritet që të apelohet nga avokati i të pandehurit, i cili kishte kërkuar në gjykatë shpalljen e pafajisisë të klientit të tijë. Pas vendimit të gjykatës babai i viktimes Frederik Skandaj, ka shprehur rezerva ndaj prokurorisë, pasi sipas tijë vrasja nuk ka ndodhur nga pakujdesia, pasi është qëlluar me breshëri në mjetin ku udhëtonte viktima.15-vjeçari Armando Skandaj u ekzektua gjatë një aksioni të bluve të Lezhës për kapjen e disa përsonave të cilët u akuzoheshin për një grabitje. Makina në të cilin udhëtonin tre përsona mes të cilëve dhe viktima nuk ju bind policisë që të ndalonte, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë mbi automjetin ku udhëtonin ata. Kanë qenë familjarët e viktimes të cilët kanë kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë që prokuroria e Lezhës të riniste hetimet për këtë çështje në vitin 2013-të.