Përmbytjet, Bashkia: S'kemi fonde për ndërhyrjen e plotë të pastrimit të kanaleve
Për të shmangur përmbytjet e qytetit të Lezhës nga vërshimi i përrenjve malor dhe inerteve janë marrë masa të pjesshme, pasi Bashkisë së Lezhës i mungojnë fondet për një ndërhyrje të plotë.Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës Ndue Lushi sqaron se rehabilitimi i plotë i përroit të qytetit do të jetë pjesë e projekteve të emergjences në projektbuxhetin e vitit 2016.Ndue LUSHI Drejtor i Sherbimeve Bashkia Lezhe: Ky segment përroi do një investim dhe një projekt rehabilitimi të mirëfilltë që kushton shumë, por me financat që ka bashkia kemi bërë hapjen e këtyre dy rezervuarve.Lushi thotë se mbeturinat janë shkaku kryesor i bllokimit të kanaleve shkarkues, ndaj qytetarët që e kryejnë këtë ndotje do të ndeshkohen.Ndue LUSHI Drejtor i Sherbimeve Bashkia Lezhe: Këta banorë të ndërgjegjësohen dhe të mos hedhin më mbeturina në përrua. Ne do të marrim edhe sanksione ligjore, por duke mos pasur stafin e domosdoshëm.Brenda një kohe të shkurter, ky kanal shkarkues është pastruar dy herë nga ndërmarrja e sherbimeve në Bashkinë e Lezhës, ndërsa në periudhë reshjesh ndërhyrja do të jetë më e shpeshtë./Oranews.tv/