Rruga e Ndroqit e shkatërruar, banorët në protestë: Do bojkotojmë zgjedhjet
Banorët e Ndroqit dhe të njësive të tjera administrative kanë protestuar për të kërkuar rindërtimin e rrugës Vaqarr- Plepa. Në rast se qeveria nuk parashikon ndërhyje, ata thonë se do përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e këtij aksi dhe të autostradës Tiranë- Durrës. Premtimet e bëra në çdo prag zgjedhjesh vetëm kanë zhgënjyer këta banorë të cilët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve.Kryeqyteti i Shqipërisë ka vetëm një dalje nëpëmjet autostradës Tiranë-Durrës për shkak se rruga tjetër është lënë në gjendje të mjerueshme që nga koha e komunizimit.Injorimi 25-vjeçar nga autoritetet lokale dhe qëndrore, i ka detyruar banorët e zonës së Ndroqit të zhjedhin protestën për të kërkuar rindërtimin e rrugës.Thirrjet e tyre prej vitesh kanë rënë në vesh të shurdhër, duke i lënë në harresë dhe pa i dhënë mundësi të sigurojnë ato pak të ardhura nga shitjet e prodhimeve të tyre.Fermerët, por edhe bizneset thonë se janë në kushte të mbijetesës, sepse rruga penalizon zhvillimin e zonës.Kjo nuk do të jetë protesta e vetme. Të revoltuar banorët paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit deri në bllokim të rrugës nacionale dhe të autostradës Tiranë-Durrës.“Nëse nuk ndërhyjnë protestat nuk do të jenë më kështu paqësore, do të bëhet një gjë më e madhe. këtu nuk është bërë asgjë, na kanë lënë pas dore. Ne kemi çdo gjë në këtë fshat”.Në çdo prag fushate, të interesuar vetëm për votat, deputetët kanë bërë premtimet e rradhës se zona do të ketë impulse të reja ekonomike me asfaltimin e rrugës, duke premtuar rindërtim të këtij aksi në rast se sigurojnë fitoren .Të zhgënjyer nga këto premtime, banorët thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet.“Mos vijë më asnjë nga politikanët këtu të kërkojnë votën sepse ne do të bojkotojmë zgjedhjet nëse nuk gjendet një zgjidhje”. Rruga Vaqarr-Plepa ka një rëndësi të madhe për shkak se lidh kryeqytetin me bregdetin e Durrësit dhe jugun e vendit.Por ky aks është shpërfillur ndër dekada nga shteti.Banorët kujtojnë se ndërhyrjet janë bërë në vitet ‘62-‘64 dhe pas viteve ‘90 janë bërë vetëm arnime sporadike, por nuk është dhënë zgjidhje përfundimtare për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe për të përmirësuar ekonominë e zonës.[caption id="attachment_635312" align="alignnone" width="640"]
Ja si behet rruga e Ndroqit ne dite me shi[/caption]