Miliarderi kinez raportohet i humbur prej dy ditësh, e ndalon policia
Një prej njerëzve më të pasur të Kinës, Guo Guangchang, është raportuar i humbur nga stafi i kompanisë së tij, Fosun International. Ata thonë se nuk kanë mundur që t'a kontaktojnë drejtuesin e tyre, që prej ditës së enjte.Burime jo-zyrtare thonë se Guangchang është ndaluar nga autoritetet për një çështje hetimore, pasi për herë të fundit ai është parë i shoqëruar nga disa policë. Sipas raportimeve të mediave vendase, ai nuk po investigohet, por ndalimi i tij është bërë me qëllim që të bashkëpunojë në një çështje tjetër.Menjëherë erdhi dhe konfirmimi i policisë se po mbahej nga policia.Gjatë muajit gusht të këtij viti, drejtuesi i kompanisë Fosun International u përfshi në një rast korrupsioni, por nuk dihet ende nëse kjo ka të bëjë me zhdukjen e tij enigmatike.Guo Guanchang ka një pasuri prej 7 miliardë dollarësh në bazë të përllogaritjeve të bëra nga revista Forbes. Grupi i tij i beznesit ka një aktivitetet që shtrihet në media, në kompanitë e sigurimeve, si dhe në tregtinë me pakicë.