Brenda 2016 regjistrimi i të gjithë shqiptarëve, angazhimi i qeverisë Rama

Shqipëria do të regjistrojë për herë të parë pas 23 vitesh emigrantët e saj, në një proces që sipas kryeministrit Edi Rama është historik, pasi shteti  do të dijë ku i ka qytetarët e saj.Përmes regjistrimit, shqptarët që jetojnë jashtë vendit do të përfitojnë shërbimet të ndryshme si gjendja civile, arsimi, apo shërbimet konsullore.Tirane-  Shqipëria numëron mbi 4.4 milionë banorë të regjistruar në gjendjen civile , nga të cilë 1 milionë mendohe se jetojnë jashtë vendit.Në 25 vite, nuk ka pasur asnjëherë një numër të saktë të tyre, dhe qeveria Rama, angazhohet se vitin e ardhshëm, do të kryhet realizmi i regjistrimit të të gjithë shtetase shqiptare.Procesi, tha kryeministrit Edi Rama, është historik, dhe adresoi kritika të ashpra për politikën që në 23 vjet, nuk arriti të bëjë shtet, duke mos dituar se ku i ka qyetarët e sajPër ta bërë më të dukshme fajin e politikës, Rama bëri krahasimin me rajoninProjektligji u prezantua nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që i bëri thirrje shqiptarëve qe jetojnë jashtë shtetit qe të regjistrohen, në mënyrë që të përfitojnë nga shërbimet e ndryshme, si gjendja civile, arsimi, apo shërbimet konsullore.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se kjo është kontrata e re patriotike që qeveria do të ketë me të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.Tahiri: Mesazhi themelor sot për emigrantët është: Nëse e do vendin tënd regjistrohu, regjistro adresën ku banon, shtetin ku banon dhe ne kemi detyrimin të të shërbejmë aty ku banon. Nëse je emigrant dhe do të marrësh një çertifikatë, do të marrësh një vulë, do të shërbehesh nga shteti yt, pa u dashur që të vish këtu apo pa u dashur për të shkuar në konsullatë mijëra km larg regjistro banesën ku banon sepse shteti ka detyrimin të të shërbejë. Do të thotë që një emigrant që jeton prej shumë vitesh jashtë Shqipërisë, që nuk e ke haruar vendin tënd, që vjen cdo vit, regjistrohu sepse kjo është kontrata e re patriotike që kemi ne me ata që jetojnë jashtë Shqipërisë. Kjo është Shqipëria që jeton jashtë Shqipërisë dhe kemi detyrimin të gjithë bashkë të bëjmë çështe e mundur që nëpërmjet detyrimit të bëjmë çështë e mundur ti shërbejmë shqiptarëve ku banojnë, në Itali, Greqi në cdo vend të BE apo kontinenteve të tjera. Lëshimi i çertifikatave për emigrantët, shtrirja e rrjetit të zyrave për pajisje me dokumente konsullore, janë disa nga shërbimet kryesore ose parësore që do të jepen menjëherëMinistri bëri dhe një pasqyrim të situatës së shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe brenda vendit, duke theksuar se nuk dihet saktësisht sa është numri i shqiptarëve dhe ku banojmë.  Tahiri tha se Shqipëria në letër është ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë.Tahiri: Është thuajse e vështirë të përcaktojmë sa jemi, ku banojmë dhe për të bërë atë që duhet të bjmë ndaj qyetarëve që të japim shërbime. Shqipëria në letër është ndryshe nga sa e shohim përditë. Nëse i referohemi shifrave janë qytetarë të regjistruar mbi 4.4 mln që nuk janë të gjithë në Shqipëri. Nuk janë të gjithë për arsye që i dime. Pra nga njëra anë nuk dimë sa janë këtu dhe ku dhe nga ana tjerër nuk dimë sa janë jashtë dhe ku. Dimë që ka shqiptarë që mbajnë lidhje aktive me Shqipërinë dime që shteti e ka të vështirë ti shkojë nga pas.Ja si do të bëhet regjistrimi i emigrantëveslide 7 slide 6 slide 4 (1) slide 5 slide 3 slide 1 slide 2/Oranews.tv/