Skema mashtruese me vlerë 38 mln €, 4 akuzat që rëndojnë mbi italianin Becchetti

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen “Becchetti”, duke e akuzuar për skemën  mashtruese "KGE" me vlerë rreth 38 milionë euro si edhe shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore, për të cilët është marrë i pandehur shtetasit Francesko Beketi dhe disa persona të tjerë fizik dhe juridikë.Prokuroria e Tiranës ka ngritur 4 akuza në drejtim të Francesco Becchettit “Falsifikimi i dokumenteve” tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё  herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”  kryer në bashkëpunim,  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”  dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për të cilat është hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë.Po ashtu Prokuroria ka ngritur akuza edhe për bashkëpunëtorët e tij Liljana Condimit, Mauro de Renzi, Eriona Troplini, Stavri Peci, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si edhe personat juridikë “Kalivaçi Green Energy”; “Energji”; “Cable System”; “400 KV” dhe “Agon Set”.Ndaj të pandehurve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat si më poshtë:
    1. Francesko Beketi akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve” tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”  kryer në bashkëpunim,  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”  dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, hetuar me masë sigurimi « Arrest në burg » në mungesë
    2. Mauro De Renzis, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve » kryer nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim », “Krijimit të skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Mospagimi i taskave dhe tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale”  të kryer në bashkepunim, hetuar me masë sigurimi « Arrest në burg » në mungesë
    3. Liliana Condomitti, akuzohet për kryerjen e veprës penale të « Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale » kryer në bashkëpunim », hetuar në gjendje të lirë.
    4. Erjona Troplini, akuzohet për kryerjen e vepres penale të « Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale » në bashkëpunim » të parashikuar nga neni  287/2 të Kodit Penal, hetuar me mase sigurimi « arrest ne shtepi »
    5. Stavri Peci, drejtuesi teknik i shoqёrisё KGE, akuzohet për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve » në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, hetuar ne gjendje te lire,
    6. Fetah Dervishi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve nga perosni që ka për detyrë lëshimin e tyre” në bashkepunim » hetuar ne gjendje te lire.
    7. Sokol Koçi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar  për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre » në bashkepunim, hetuar ne gjendje te lire,
    8. Personit Juridik “Kalivaç Green Energy”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Falsifikimi i dokumenteve » nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё», “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
    9. Personit Juridik “Energji”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën » në bashkëpunim », « Krijimi i skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimi i taksave dhe tatimeve » dhe « Kontrabanda me mallra të tjerë » dhe « Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale » në bashkepunim».
    10. Personit Juridik “Cable System”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim,
    11. Personit Juridik “400 KV”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim
    12. Personin Juridik “Agon Set”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i  produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim

    Njoftimi i Prokurorise per akuzat ndaj Francesco Becchetti-n by Anonymous pPe9isQYcS