Dekorimi i hetuesit të At Zef Pllumbit, Repishti: Kodheli të japë dorëheqjen

Ish i dënuari politik nga regjimi komunist, Sami Repishti, i cili jeton prej vitesh në SHBA, kërkon dorëheqejen e ministres së Mbrotjes Mimi Kodheli për dekorimin që i ka bërë hetuesit të At Zef Pllumit.Në një intervistë  për gazetën “Panorama” të botuar ditën e sotme, Repishti ka thënë se e ka njohur Shyqyri Çokun, hetuesin e At Zef Pllumbit, i cili ka qenë edhe torturuesi i tij gjatë kohës që ai hetohej nga hetuesit komunistë.“E kam njohur që kur ka qenë i ri, por nuk kam pasur shoqërim me të. Ishte tip rrugaçi. Nuk besoj se ka luftuar me armë në dorë për arsye të moshës” është shprehur profesor Repishti.“Personalisht kam ngrenë disa shkopinj dhe grushta e shkelma pothuajse të përditshme për afër 24 muaj hetuesi” është shprehur Repishti.Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një intervistë për Tonight Ilva Tare në datën 9 dhjetori ka shpjeguar sesi është bërë dekorimi i një kategorie veteranësh prej 1 mijë personash, ku në këtë listë ka pasur edhe xhelatë. Kodheli tha për Tonight Ilva Tare se dekorimi është bërë në bazë të një VKM që është miratuar nga qeveria e Aleksandër Meksit.Po ashtu Kodheli shprehur gatishmëri për rishikim të kësaj liste, në mënyrë që të pastrohet nga ata që konsiderohen si xhelatë.https://www.youtube.com/watch?v=oZIEyyOpoN8