Telefonia fikse, mbi 2 mijë ankesa në Albtelekom për shkelje kontrate
Kompania që ofron telefoninë fikse Albtelecom rezulton se ka shkelur kontratën me pajtimtarët e saj duke i rritur tarifën fikse deri në 700 lekë në muaj. Janë plot 2300 ankesa në drejtim të Albtelecom nga qytetarët të cilët shprehin pakënaqësitë për rritjen e tarifës fikse.Channel One zbuloi se si kompania Albtelecom abuzon me abonentët me tarifat e telefonisë fikse. Në muajin prill të vitit 2014, Albtelecom, në mënyrë të njëanëshme duke shkelur edhe kontratën me klientin, rriti tarifën fikse nga 500 lekë deri në 700 lekë në muaj. Kjo tarifë është e detyrueshme pa e përdorur fare telefonin. Por si erdhi kjo rritje e tarifës fikse që pas privatizimit të Albtelecom ?Përpara 1 tetorit 2007, kohë kjo kur u privatizua Albtelecom, tarifa fikse për abonentët familjarë ishte 200 lekë. Brenda pak viteve kjo tarifë u rrit disa herë pavarësisht se shërbimi ishte i njëjtë.Rritja e pajustifikuar e tarifës fikse nga ana e kompanisë Albtelecom, është bërë në mënyrë të njëanëshme dhe pa njoftuar në asnjë rast klientët e saj.Gazetarja: Dikur tarifa ka qenë 5 mijë tani është 7 mijë, ju kanë njoftuar për këtë ?Qytetari 1: Jo, jo, asnjë lloj ndryshimi, vetëm kur të paguash lekët atëhere e bën ndryshimin.Qytetari 2: 7 mijë lekë fole s’fole janë shumëGazetarja: Si ju duken tarifat e tefonit fiks ?Qytetari 3: Tarifat e telefonit fiks janë të shtrenjta.Gazetarja: Ishit vënë në djeni që nga 3000 mijë lekë në muajë u bë 7000 mijë lekë ?Qytetari 4: Jo nuk di gjë….Gazetarja: Jeni njoftuar për rritjen e tarifës fikse ?Qytetari 5: Jo, jo, vetëm kur paguajmë telefonin janë të shtrenjta.Gazetarja: Jeni në djeni që tarifa fikse është bërë 7000 mijë lekë në muaj, jeni njoftuar për këtë ?Qytetari 6: Jo jo, se di, nuk jemi njoftuar për këtë.Qytetari 7: Vendi më i varfër në botë tarifat më të larta kjo ska bërë vaki në botë, as 7 lekë sduhet me i pagu.Qytetari 8: Është e pa drejtë se tani kanë dale ofertat dhe njerëzit do e heqin telefonin fare.Channel One iu drejtua një studio ligjore për të kuptuar nëse ky veprim i Albtelecom përbën shkelje të kontratës me abonentët që disponojnë një numër fiks.Eduard Mullaraj: “Në momentin kur ndryshohen tarifat e pajtimit mujor, shohim që kontrata e pajtimit funksionon në mënyrë të njëanshme, që do të thotë sipërmarrësi ai që të ofron shërbimin nuk zbaton asnjë nga nenet e kodit civil.”Vetë kontrata-tip e kompanisë Albtelecom ka mangësi të qëllimshme ose jo përsa i përket transparencës përkundrejt klientëve të saj. Kjo që shikoni është një nga kontratat e cila gjendet lehtësisht në faqen online të kësaj kompanie. Pika dy e saj flet për tarifat, që më pas të orienton për në Aneksin nr.2. Çfarë ndodh ? Nëse shikojmë aneksin, duket qartë se tarifat janë publikuar vetëm si emërtesa por jo si shifra. Kjo i lë hapësirë kësaj kompanie, për të rritur sërish tarifat në të ardhmen pa e penguar askush.Ky është një formular tip që plotësohet pranë Shoqatës së Konsumatorit Shqipëtar për të shprehur një ankesë ndaj një shërbimi. Për vitin 2014 janë plot 1570 ankesa të tilla të drejtuar ndaj kompanisë Albtelecom për rritjen e tarifës fikse deri në 700 lekë në muaj. Ndërsa për vitin 2015 deri në muajin tetor janë regjistruar rreth 800 ankesa.Islam Cani: “Çfarë mund të ndodhi në popull nëqoftëse unë rris tarifën, sepse vërtet ajo është private, por ndërlidhjet ligjore janë për të gjithë njësoj sepse në fund të fundit ai kryen një shërbim publikë. Kemi pas një numër 1500 e ca ankesa lidhur me problemin e rritjes së tarifave dhe ne here pas here bëjmë informacione bëjmë sinjalizime të gjithë anshme, bëjmë edhe kompanisë por bëjmë edhe ministrive përkatëse.”Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është institucioni që monitoron kompaninë telefoninë fikse dhe të lëvizshme në vendin tonë. Channel One do të publikojë në vijim edhe qëndrimin e këtij institucioni përsa i rritjes së tarifës fikse të Albtelecom./Oranews.tv/