Profesionet e lira kundër sigurimeve me pagë maksimale: Do rrisim çmimet

Grupet e interesit kundërshtojnë vendimin e qeverisë që ngarkon me sigurime bazuar në pagën makismale profesionet e lira. Përfaqësues të tyre kërkuan në Komisionin e Shëndetësisë gjatë diskutimit të buxhetit për vitin e ardhshëm katergorizim, në të kundërt paralajmëruan se do të ketë rritje çmimesh në këto shërbime.17 kategori të profesioneve të lira, të përfaqësuara në Komisionin e Shëndetësisë nga unionet e tyre, kundërshtojnë vendimin e qeverisë për tarifimin e sigurimeve shoqërore në bazë të pagës maksimale.Grupet e interesit renditin 3 arsye kryesore për qëndrmin e tyre kundër draftit: rritjen e çmimeve te shërbimeve, falimentimin e biznesit dhe krijimin e monopoleve.Edmond Konini, dhoma e avokatisë: Është e paimagjinueshme që një shtet të marrë pësipër të përcaktojë pagën. Zotëri, unë dua të marr 70 mijë lekë të reja në muaj dhe këto më mjaftojnë për të siguruar mjetet e mija të jetesës, familjes sime dhe pensionin tim.Ti më thua jo, nuk do ta marrësh 70 mijë, duhet të punosh me 97 mijë sepse kaq do të paguash, sepse kjo është ajo që dua unë të paguash.Mimoza Sadushi, dhoma e noterëve: Nuk mund ti kërkosh një noteri me një xhiro shumë të ulët që të paguajë një detyrimi mbi një pagë 97600 lekë, kur realisht ai nuk e merr këtë pagë.Fatmir Brahimaj, Urdhri i Mjekut:Ky draft do ta asfiksojë rëndë sektorin privat.Diana Toma, Urdhri i farmacistëve: Sistemi farmaceutik pa u tarifuar nga vlera të tjera është në prag të mbijetesës.Kundërshtimet pati edhe nga LSI, aleat kryesor në qeverisje. Petrit Vasili u shpreh se qeveria duhet të marrë referencë pagat e këtyre profesionistëve që punojnë në sistemin publik, pa diskriminuar ata që punojnë privatisht.Petrit Vasili: Në mungesë të një studimi që është e qartë që nuk është bërë. Më e thjeshta gjë që do të bënte çdo njeri me mendje të qetë dio të ishte të mbante si nivel referimi ato paga të cilat shteti vet aplikon për këto profesione.Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës ne lidhje me protestën e demokratëve në 8 dhjetor.Vokshi: Është turp mi.Spahiu: Je me vandalët apo shtetin ligjor?Vokshi: Nuk të them gjë ty, fike t’ua japim njerëzve se turp i madh.Spahiu: Turpin mbaje për vete, turpin e bëtë ju dje që na nxorët bojën. Nëse ata njerëz aty janë të nderuar..Vokshi: A është dhunë kjo, a është vandalizëm që të ndërhysh direkt, drejtpërsëdrejti në jetët e qytetarëve, familjeve shqiptare? Kjo është dhunë zonja. Spahiu. Nuk është ajo që thoni ju.