PD kërkon lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia: Janë dhunuar

Policia liron një nga protestuesit e shoqëruar, pas insistimit të Partisë Demokratike.Një grup deputetësh demokratë u mblodhën mbrëmjen e sotme tek komisaritai numër 1, ku gjenden dhe protestuesit e ndaluar dhe  zhvilluan një takim dhe me shefin e komisariatit.Në komisariat ishin deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Aldo Bumçi, Arben Ristani, Florion Mima, Kastriot Islami, Arben Imami, Gert Bogdani.Në mbyllje të takimit, Ristani tha se nuk kanë pasur takim me protestuesit, por dencoi dhunën e policisë ndaj tyre.Ristani:“Kam takuar avokatin e një të arrestuari.Jemi takuar me prindërit e tyre, por nuk i kam takuar të arrestuarit.Protestuesit u shoqëruan në 01:00 të natës.Tani është njoftuar prokuroria ka patur dhunë ndaj të shoqeruarve. Shoqërimi dhe dhuna të papranueshme. Dhuna do ndeshet me reagimin tonë të fortë. 6 persona janë të shoqëruar deri tani nuk po zbatohet ligji dhe proçedurat. Jemi për proçes të rregullt,të drejtë ligjor. Jemi për zbatimin e shtetit ligjor”.Edhe deputeti Flamur Noka denoncoi dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi të ndaluar  dhe familjes së tij nga efektivët e komisariatit të Kamzës.Noka: “Në komisariatin e Kamzës është dhunuar Andi Kuka qytetar. Në familjen e tij janë dhunuar edhe e ëma edhe i ati i tij. Të ndalet kjo dhunë se ne jemi ktu dhe do të ketë përballje të fortë, ja shpreha shqetësimin tim edhe shefit të këtij komisariati por dhuna është ushtruar, i bëj thirrje ministrit që të ndalë falangat e krimit.Një ditë pas protestës së Opozitës, 5 protestues, mes të cilëve edhe një grua janë vënë në pranga për “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit”, “Prishje e qetësise publike”.Në pranga kanë përfunduar Aurel Filaji, Suzana Dimushi, Xhulian Calai, Arben Hajdari dhe Andi Kuka. Për të njëjtat akuza janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.Ndërkaq Policia dhe Prokuroria kanë nisur procedim penal për ish-nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo si dhe përfaqësuesin e ish-të përndjekurve, Besim Ndregjoni.[caption id="attachment_634261" align="alignnone" width="640"]protestuesit Ne foto: Dy prej protestuesve te ndaluar[/caption]