Rrezikohet shembja e banesës, familja: Gropë e thellë me ujë pranë themelit
Një banesë dy katëshe në zonën e Sheqit në Fier rrezikon shembjen për shkak të hapjes së një gropë septike nga fqinji. Banorët e familjes Kollozi thonë se nga shembja e dherave, gropa u është afruar shumë prane themeleve të shtëpisë duke rrezikuar shembjen e saj. ata kërkojnë ndërhyjen e organeve vendore për ta mbyllur.Fier-Një gropë septike, e hapur në mungesë të kanalizimeve të ujërave të zeza, rrezikon shembjen e një banese dykatëshe në lagjen Sheq i Madh në hyrje të Fierit.Anëtarët e Familjes Kollozi, thonë se kanë njoftuar pronarin e tokës ku është hapur gropa që u rrezikon shtëpinë, por ai s’ka marrë asnjë masë për mbylljen e saj.Mosbetonizimi i gropës, i ndikuar dhe nga reshjet intensive të vjeshtës kanë shembur vazhdimisht dheun, duke e afruar shumë pranë themeleve të banesës dykatësheNë ndërtesën dy katëshe jetojnë 6 persona, të cilët edhe pse janë ankuar nëpër zyrat e Bashkisë së Fierit, nuk kanë gjetur zgjidhje.