Përplas për vdekje kalimtarin, drejtuesi i mjetit lajmëron policinë
Mungesa e ndriçimit dhe pakujdesia përgjaku sërish rrugët në mbrëmjen e së mërkurës.Një aksident me pasojë vdekjen u shënua në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë në afërsi të fshatit Golem.Një person, ende i paidentifikuar u përplas nga një makinë ndërsa tentoi të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Këmbësori, u përplas nga mjeti me targa AA 031 Lh, që drejtohej nga 63 vjeçari nga Tirana Haki Hoxha. Burimet thane se ishte vetë drejtuesi i mjetit ai që ka njoftuar policinë për aksidentin.Më tej blutë, pas hetimeve të para në vendngjarje kanë shoqëruar 63 vjeçarin në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit.Ndërkaq trupi i viktimës së aksidentit është dërguar në morgun e Lushnjës ku po punohet për identifikimin.[caption id="attachment_634362" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Trupi i viktimës së aksidentuar transportohet me ambulancë[/caption]/Oranews.tv/