4 muaj pa energji, romët: Me kanaçe nuk paguajmë dot faturat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2015, 14:22
Jetojnë në baraka dhe në kushte ekstreme ekonomike, por përveç varfërisë, prej 4-muajsh u mungon dhe energjia elektrike. 8 familje rome në qendër të Lezhës, nuk kanë mundësi të paguajnë faturat aforfe të energjisë elektrike.Sipas tyre, me të ardhurat e pakta që sigurojnë nga mbledhja e kanaceve, e kanë të pamundur që të shlyejnë faturat.Përshkak të kushteve ku jetojnë 2 fëmijë kanë përfundur në spital, me ftohje të rëndë.OSHEE në Lezhë thotë se familjeve rome nuk mund t'u vendoset sahat pasi nuk kanë kontratë, dhe nuk kanë asnjë dokumentacion vendbanimi pasi jetojnë në baraka, në një truall privat.